Video
Shumica e bizneseve postojnë foto të palëvizshme dhe pyesin pse nuk i sheh njeri. Një video e shkurtër, e montuar mirë, e ndryshon këtë brenda javësh.
Fluturim FPV me dron
Një kalim i vetëm, pa ndërprerje, nga rruga te dera te brenda te tavolina, pamje që deri para pak vitesh kërkonte ekip të tërë xhirimi. Me DJI Avata 2 e bëjmë brenda një pasditeje.
Është pamja që e bën një restorant, palestër, hotel ose sallë dasmash të duket sikur ke hyrë brenda pa lëvizur nga telefoni. 20.000 deri 35.000 lekë.
Video të shkurtra për rrjete
15 deri 60 sekonda, vertikale, me nëntituj, gati për Instagram Reels, TikTok dhe Facebook. Nga 12.000 lekë.
Prezantim biznesi
Një deri dy minuta që tregojnë kush je, çfarë bën dhe pse duhet zgjedhur ti. Xhirim dhe montazh i plotë. 25.000 deri 40.000 lekë.
Paketa mujore
Katër video në muaj, të xhiruara të gjitha në një ditë të vetme dhe të dorëzuara gjatë muajit. Kjo është zgjidhja për biznese që duan të jenë të pranishëm rregullisht pa u marrë vetë me përmbajtjen. 35.000 deri 50.000 lekë në muaj.
Me çfarë xhirohet
Sony A7 IV me Sigma 24-70 Art për pamjet kryesore, stabilizator Ronin për lëvizje të qeta, dhe DJI Avata 2 për fluturimet FPV. Montazhi dorëzohet me një raund korrigjimesh të përfshirë, në format vertikal dhe horizontal.