Fotografi
Një produkt i fotografuar keq shitet keq. Fotoja është gjëja e parë që sheh klienti dhe shpesh e vetmja mbi të cilën vendos.
Fotografi produkti
Për dyqane online, katalogë, Instagram dhe platforma shitjeje. Sfond i pastër ose i menduar, ndriçim i kontrolluar, retush i përfunduar. I merr fotot gati për t’u ngarkuar, pa punë shtesë.
800 lekë për artikull. Mbi 10 artikuj — 600 lekë. Mbi 25 — 450 lekë. Seanca minimale 5.000 lekë.
Fotografi ambienti
Për lokale, dyqane, palestra, zyra dhe hapësira pune. Foto që e tregojnë vendin ashtu si ndihet kur hyn brenda — për Google, për rrjetet sociale, për faqen tënde.
15.000 deri 25.000 lekë për gjysmë dite, me 20 deri 30 foto të përfunduara.
Me çfarë xhirohet
Sony A7 IV me Sigma 24-70 f/2.8 Art — trup me sensor të plotë dhe objektiv profesional. Kjo do të thotë detaj, ngjyra të sakta dhe foto që mbajnë edhe në print të madh, jo vetëm në ekran.
Si zhvillohet një seancë
- Flasim paraprakisht: sa produkte, çfarë stili, ku do t’i përdorësh.
- Xhirimi bëhet te ti ose në studio, sipas asaj që i shkon punës.
- Përzgjedhja dhe retushi, pastaj dorëzimi dixhital në përmasa për web dhe për print.
Shumë e punuar mirë dhe përputhej me përshkrimin. Shërbimi ndaj klientit është fenomenal!
Alisia · qershor 2025 · vlerësim 5★ në Etsy