Shërbime
Tri gjëra që i bëjmë vetë, nga fillimi deri në fund.
SOFTWARE
Sisteme menaxhimi, POS të brendshëm dhe faqe interneti. Të personalizuara për klientët tanë sipas kërkesave.
Çmimi jepet pas bisedes, sipas projektit.
- Sistem menaxhimi për restorantePorositë, tavolinat, magazina dhe raportet ditore në një ekran. I ndërtuar për Pizza Italia dhe punon çdo ditë.
- Mjete të brendshmeInventar, faturim, ndjekje pune — sipas asaj që kërkon realisht biznesi yt.
- Faqe interneti dhe dyqane onlineTë shkruara në kod, jo të montuara me shabllone.
PRINTIM 3D
Mbi pesë printerë të ndryshëm, dy mediume të ndryshme. FDM ose REZIN. Nga një copë e vetme deri te seri të vogla ose të mëdha. Detaje deri në 8K.
Nga 1.000 lekë, sipas madhësisë dhe materialit.
- Prototipa dhe pjesë zëvendësueseSill idenë, foton, skicën ose skedarin; dil me objektin në dorë.
- Ekspozitorë dhe objekte promocionalePër dyqane, panaire dhe vitrina.
- Modelim 3DNga skica te skedari gati për printim. Minus 20 për qind nëse e printon te ne.
MEDIA
Fotoshoot produkti dhe ambienti, video, dhe fluturime FPV me dron. Reklamime sipas kërkesës.
Sony A7 IV, Sigma 24-70 Art, DJI Avata 2, DJI Ronin 4RS.
- Fotografi produkti800 lekë për artikull. Mbi 10 artikuj 600, mbi 25 artikuj 450.
- Fotografi ambienti15.000 deri 25.000 lekë për gjysmë dite, me 20 deri 30 foto të përfunduara.
- Video për rrjeteNga 12.000 lekë. Paketë mujûore me katër video: 35.000 deri 50.000 lekë.
- Fluturim FPV me dronNjë kalim i vetëm, pa ndërprerje, nga rruga deri brenda. 20.000 deri 35.000 lekë.
Fillojmë me një bisedë
Dërgo një foto ose përshkruaje me fjalë çfarë të duhet. Përgjigjemi po atë ditë.
Rr. Jakov Xoxa, Pallati 9-katësh, kati i dytë, Fier · Hënë – Premte 09:00-18:00