NË STUDIO


- PLA+ e bardhë
- PLA+ e zezë
- PLA+ gri
- PLA+ e kuqe
- PLA+ blu
- PLA+ bonewhite
- Silk ari
- Mermer
- E tejdukshme e kuqe
- E tejdukshme vjollcë
- E tejdukshme e verdhë
- E tejdukshme jeshile
- PETG e tejdukshme
- PETG karbon
- TPU fleksibël
- ABS inxhinierik
- Rezinë 8K standarde
- Rezinë 8K e fortë
- Rezinë bezhë
- Rezinë e tejdukshme e kuqe
- Rezinë transparente


Tri gjëra që i bëjmë vetë, nga fillimi deri në fund.
SOFTUER
Sisteme menaxhimi, POS të brendshëm dhe faqe interneti. Të personalizuara për klientët tanë sipas kërkesave.
Çmimi jepet pas bisedës, sipas projektit.
- Sistem menaxhimi për restorantePorositë, tavolinat, magazina dhe raportet ditore në një ekran. I ndërtuar për Pizza Italia dhe punon çdo ditë.
- Mjete të brendshmeInventar, faturim, ndjekje pune — sipas asaj që kërkon realisht biznesi yt.
- Faqe interneti dhe dyqane onlineTë shkruara në kod, jo të montuara me shabllone.
PRINTIM 3D
Mbi pesë printerë të ndryshëm, dy mediume të ndryshme. FDM ose REZIN. Nga një copë e vetme deri te seri të vogla ose të mëdha. Detaje deri në 8K.
Nga 1.000 lekë, sipas madhësisë dhe materialit.
- Prototipa dhe pjesë zëvendësueseSill idenë, foton, skicën ose skedarin; dil me objektin në dorë.
- Ekspozitorë dhe objekte promocionalePër dyqane, panaire dhe vitrina.
- Modelim 3DNga skica te skedari gati për printim. Minus 20 për qind nëse e printon te ne.
MEDIA
Fotoshoot produkti dhe ambienti, video, dhe fluturime FPV me dron. Reklamime sipas kërkesës.
Sony A7 IV, Sigma 24-70 Art, DJI Avata 2, DJI Ronin 4RS.
- Fotografi produkti800 lekë për artikull. Mbi 10 artikuj 600, mbi 25 artikuj 450.
- Fotografi ambienti15.000 deri 25.000 lekë për gjysmë dite, me 20 deri 30 foto të përfunduara.
- Video për rrjeteNga 12.000 lekë. Paketë mujore me katër video: 35.000 deri 50.000 lekë.
- Fluturim FPV me dronNjë kalim i vetëm, pa ndërprerje, nga rruga deri brenda. 20.000 deri 35.000 lekë.
Fillojmë me një bisedë
Dërgo një foto ose përshkruaje me fjalë çfarë të duhet. Përgjigjemi po atë ditë.
Rr. Jakov Xoxa, Pallati 9-katësh, kati i dytë, Fier · Hënë – Premte 09:00-18:00
Origjina
HOXHA Studio nisi në vitin 2023, në një apartament të vogël në New York, si një projekt që u kthye në pasion. Si student arkitekture, më tërhoqën modelet dixhitale që mund të bëheshin lehtësisht fizike. Çdo printim i dështuar dhe çdo gjeometri e ndërlikuar më mësoi diçka të re për zanatin dhe artin. Që atëherë punojmë nga Shqipëria, duke e sjellë këtë pasion në shtëpi.